Lorenzo e ka mbyllur me fitore edicionin

Formula 1

Lorenzo e ka mbyllur me fitore edicionin

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 17:11
Lorenzo

Jorge Lorenzo e ka mbyllur me fitore edicionin 2016 në MotoGP dhe aventurën e tij 9-vjeçare tek Yamaha, duke fituar garën e Çmimit të Madh të Spanjës, të zhvilluar në pistën e Valencia. Piloti spanjoll fitoi një garë të dominuar nga starti deri në finish, duke qenë gjithnjë në krye dhe merituar suksesin. Kjo ishte mënyra më e mirë për Lorenzon për t’u larguar nga Yamaha, duke triumfuar edhe pse kjo fitore nuk ndryshoi asgjë në renditjen e përgjithshme (spanjolli e mbylli sezonin i treti). Në vendin e dytë u rendit një tjetër pilot spanjoll, Marc Marquez me Honda, ndërsa i treti u rendit piloti italian Andrea Iannone me Ducati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat