Rosberg: Me Lewis sfidat kanë nisur që kur ishim fëmijë

Formula 1

Rosberg: Me Lewis sfidat kanë nisur që kur ishim fëmijë

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 19:28
Rosberg

Nico Rosberg mund të fitojë matematikisht titullin e parë botëror në Formula 1 në Çmimin e Madh të Brazilit dhe si gjithmonë mes tij dhe suksesit përfundimtar është Lewis Hamilton me të cilin shpjegon sa ka rivalitet që kur ishin 13-vjeç.

“Me Lewis sfidat kanë nisur që kur ishim fëmijë. I mbaj mend betejat mes nesh në kampionate të ndryshme. Ndjej që ai ka qenë rivali im gjatë gjithë karrierës sime, që kur ishim merrnim pjesë të garat kart. Mund ta harroj momentin kur ishim të dy me pushime, besoj nga viti 2000. Ishim ulur në një restorant vetëm unë dhe ai. Nisëm të flisnim dhe unë iu drejtova: Imogjinoje sikur një ditë unë dhe ti të jemi në të njëjtën skuadër në Formula 1, duke rivalizuar për titullin! Kjo ndodhi 16 vite më parë ndërsa prej tre vitesh jemi në skuadrën më të mirë dhe sfidojmë njëri-tjetrin për trofeun. Kjo që ka ndodhur është një histori e pabesueshme.”

Me titullin kampion që i afrohet edhe më shumë, piloti gjerman në prag të cmimit të madh të Brazilit foli me keqardhje për tërhqen në fund të sezonit të Felipe Massas.

“Kam qenë me shumë fat që po jetoj një moment si ky. Familja ime më ka ndihmuar shumë sepse jeta private gjithmonë ndërthuret me atë sportive. Nëse jetoj një ditë të keqe, kur shkoj shtëpi ndihem më mirë. Të nesërmen jam sërish i lumtur. Massa? Më vjen keq do të tërhiqet në fund të kampionatit. Ka qenë një pilot i madh dhe shpresoj që Brazili të nxjerrë një tjetër si ai . Felippe ka qenë protagonist i dueleve të mëdha, si ai i vitit 2008 me Hamilton”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat