Wolff: Hamilton ka ende shanse për titullin

Formula 1

Wolff: Hamilton ka ende shanse për titullin

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 23:56
Hamilton

Te Mercedes nuk mendojnë të gjithë njësoj. Totto Wolff del kundër Niki Laudas. Ish kampioni i Botës aktualisht në postin e presidentit jo ekzekutiv te Mercedes, pas garës së Japonisë deklaroi se titulli kampion i këtij viti do ti përkasë gjermanit Nico Rosberg dhe se Lewis Hamilton nuk ka asnjë shans për të fituar kampionatin, ndryshe nga Lauda shefi i skuadrës Mercedes në një intervistë për mediat la të kuptohet se sipas tij Hamilton ka ende mundësi për të fituar titullin e 3-t rradhazi. Kur mbeten edhe 4 gara deri në përfundim të sezonit, distanca në klasifikim mes Rosberg dhe britanikut është 33 pikë por pavarsisht kësaj Wolff beson se Hamilton mund ta rikuperojë këtë disavantazh. ” Jam i bindur se Leëis ka ende mundësi të mira për të triumfuar. Ai do të provojë gjithcka nga e para në garën e ardhshme.  Mund të mjaftojë një tërheqje e Rosberg dhe një fitore e garës nga ana e Hamilton që Botërori i Formula 1 të rihapet. Një situatë e tillë mendoj se do ti pëlqente shumë Bernie Ecclestone, deklaroi Toto Wolff. Në Suzuka Mercedes fitoi titullin e 3-të rradhazi për konstruktorë. Në vijim Wolff falenderoi stafin për punën e shkëlqyer që ka bërë ndërsa thuri elozhe edhe për dy pilotët.” Jemi rreth 1500 persona që punojmë te kjo skuadër dhe të gjithë kanë bërë një punë fantastike gjatë këtyre tre viteve.  Është dicka e bukur të punosh me ta. Kemi në ekip dy pilotët të shkëlqyer më të mirët në Botë për mendimin tim.  Unë ngrej kapelen për Rosberg dhe Hamilton”, theksoi në fund Toto Wolff.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat