Button: Hamilton do të fitojë titullin botëror

Formula 1

Button: Hamilton do të fitojë titullin botëror

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 17:14
Jenson Button

Pilotët e skuadrave të ndryshme në Formula 1 po bëhen gati për garën e ardhshme që do të zhvillohet me 18 shtator në Singapor.  Lewis Hamilton do të shpallet sërish kampion bote në Formulën 1, kështu ka deklaruar Jenson Button për bashkëkombësin e tij. “Unë personalisht e ndjej se Lewis Hamilton do të fitojë titullin botëror, edhe pse në Itali gara nuk shkoi sipas planeve të tij. Ai qëndroi për shumë kohë prapa Rosberg në renditje dhe njerëzit duket se e kanë harruar këtë fakt”, ka thënë Button. Hamilton kryeson në renditjen e përgjithshme me 250 pikë dhe ka dy me tepër se Nico Rosberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat