Nën një temperaturë të lartë, 35 gradë, Verstappen më i shpejti

Formula 1

Nën një temperaturë të lartë, 35 gradë, Verstappen më i shpejti

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:47
Makina e Red Bull-it

Nën një temperaturë të lartë, 35 gradë, janë zhvilluar sot provat e lira në pistën e Spa, të vlefshme për Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1, garë që zhvillohet ditën e diel. Pas një pushimi 4-javor, makinat më të shpejta në botë i janë rikthyer pistave dhe këtë e bëjnë një klasike të garave të automobilzimit, si Spa, pistë legjendare. Dy sesionet e provave të lira kanë dhuruar rezultate të ndryshme, me Mercedesin e Nico Rosberg më të shpejtin në pistë gjatë paradites, duke lënë pas shokun e skuadrës Lewis Hamilton, raporton telesport.

Por, gjatë pasdites, makinat ndryshuan strategji, duke menduar më së shumti për formatin e garës dhe më e shpejta në pistë ishte makina Red Bull, me Max Verstappen. Piloti belg dha kohën 1’48”085 në përfundim të sesionit të dytë, koha më e shpejtë e ditës së sotme, arritur me gomat ultra-soft. Edhe makina e dytë më e shpejtë ishte një Red Bull, ajo e Daniel Ricciardo, që ishte 2 të dhjetat më i avashtë se shoku i skuadrës. Në vendin e tretë Force India e Nico Hulkenberg e pas tij Ferrari i Sebastian Vettel. Në vendin e pestë një tjetër makinë Force India, ajo e Sergio Perez, që la pas Rosberg e Raikkonen (Hamilton i 13-ti).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat