Konfirmimi i Wolffit

Formula 1

Konfirmimi i Wolffit

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 19:14
Hamilton

Një konfirmim i rëndësishëm vjen nga Gjermania për lajmin e bujshëm në lidhje me kalimin e Leëis Hamilton te Ferrari nga sezoni i ardhshëm.

Sipas asaj që raporton Bild, gjatë një takimi në selinë në Brackley të Anglisë, vetë Toto Wolff ka konfirmuar  te punonjësit e ekipit të tij transferimin e pilotit britanik në Maranello nga viti 2025.

Një sqarim që vjen pas thashethemeve gjithnjë e më këmbëngulëse që rrethojnë këtë çështje dhe për të cilat lajmet zyrtare gjithashtu duhet të mbërrijnë së shpejti.

Në raportimin e përmbledhjes së fjalimit të Wolff për punonjësit e Mercedes, Bild saktëson se negociatat mes Hamilton dhe Ferrarit tani janë shumë të avancuara, por firma për të vendosur gjithçka bardhë e zi nuk ka mbërritur ende.

Sipas thashethemeve, në fakt, njoftimi zyrtar i marrëveshjes mes skuadrës së kuqe dhe Leëis duhet të arrijë në fund të javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat