Thumbon Briatore

Formula 1

Thumbon Briatore

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 18:25
Briatore e Hemilton

Vendimi i Luis Hemilton për t’u bërë pjesë e Ferrarit që nga viti 2025, ka qenë një nga lajmet më të bujshme të botës së sportit në ditën e sotme.

Piloti britanik ka vendosur që të provojë këtë eksperiencë te skuadra italiane, me një projekt të ri në vitet e fundit të karrierës.

Por ka prej atyre që janë skeptikë për këtë lëvizje dhe një prej tyre është ish-drejtuesi i njohur i Formula 1, Flavio Briator.

“Jam shumë i çuditur nga kalimi i Hemilton te Ferrari, me siguri do të ketë pasur arsyet e veta. E vetmja gjë që mbetet të bëhet është të urojmë Ferrarin dhe pilotin anglez.

Përse i çuditur? Mendoj se ka lajmëruar Mercedesin vetëm në këto ditë, ndërsa ekipi ka bërë shumë për të. Do të duhet të mësohemi me këtë realitet të ri.

A e ndaj zgjedhjen e tij? Nuk e di, më parë duhet rregulluar makina. Mund të kesh edhe Batman në skuadër, por nëse makina nuk është konkurruese, piloti nuk mund të bëjë diferencën.

Është thelbësore që makina të funksionojë”, theksoi Briatore në deklaratën e tij rreth kësaj lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat