Madridi pret një garë në Formula 1

Formula 1

Madridi pret një garë në Formula 1

Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:07
Madridi

Madridi kërkon të zhvillojë një garë në Formula 1. Ky Çmimi i Madh pritet të bëhet në rrugët qytetase, duke e shtuar numrin e garave të tilla në kalendar. Por vendimi për garën madrilene pritet të merret javën e ardhshme.

Gara nuk do të zhvillohej më në Jarama, por në një pistë të qytetit të ngritur për këtë rast.

E nga viti 2026, Madridi mund të marrë përsipër GP të Barcelonës. Por nuk mund të përjashtohet apriori që Spanja të mund të presë dy gara në të njëjtin sezon. Njoftimi zyrtar duhet të bëhet javën e ardhshme, por sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Associated Press, Madridi mund të presë sërish një Çmim të Madh të Formula 1, duke u rikthyer në këtë sport pas më shumë se dyzet vjetësh.

Në fakt, gara e fundit në Jarama daton në vitin 1981.

Bazuar në marrëveshjet aktuale, Barcelona ka një kontratë deri në vitin 2026 për të pritur një nga garat e Kampionatit Botëror dhe kryeqyteti spanjoll pritet të zëvendësojë garën katalanase. Por nuk mund të përjashtohet apriori që pas vetëm dy vitesh Spanja mund të ketë dy gara në kalendar.

Çmimi i Madh i Spanjës, do të zhvillohet në një qark rrugor, ende i pa projektuar në detaje. Në çdo rast, kryetari i bashkisë së Madridit, José Luis Martinez-Almeida, tha së fundmi se "disa lajme të mira" për qytetin mund të dalin të martën e ardhshme, më 23 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat