Perez: Vendi i dytë nuk më mjafton më

Formula 1

Perez: Vendi i dytë nuk më mjafton më

Më: 16 janar 2024 Në ora: 16:47
Perez

Si të gjithë pilotët e Formula 1 edhe ai meksikan Sergio Perez kërkon të mposhtë shokun e tij të skuadrës së Red Bull, Max Verstappen. Meksikani është renditur i dyti në klasifikimin për pilotë, ndaj kërkon që t’i vërë stërkëmbëshin Verstappen.

“Sigurisht që ka shumë gjëra që mund të mësoj nga Max.

Madje kam pikën më të mirë të referimit aktualisht në Formula 1.

Ai ka qenë mjaft kompetitiv vjet, ndërsa unë humba disi ritmin pas garave të mira që bëra në start”, tha Perez.

“Nuk ka asgjë të keqe ta shoh atë që bën, si e bën dhe të përpiqem të përmirësohem.

Kështu shoh atë që nuk shkon si duhet tek unë, atë që ai bën ndryshe etj.

Ne kemi patur një marrëdhënie të hapur bashkë, që ka funksionuar mirë”, u shpreh meksikani.

“Nuk e mohoj që fitimi i titullit kampion është objektivi kryesor për mua, pasi vendi i dytë nuk më mjafton më. Dua të përmirësohem dhe jam i vetëdijshëm për sfidën që më pret me Max.

Dua të shfrytëzoj këtë periudhë për të qenë në formë kur të nisë kampionat, për të qenë sa më konstant”, tha Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat