Verstappen zbulon sekretet e Red Bull

Formula 1

Verstappen zbulon sekretet e Red Bull

Më: 4 janar 2024 Në ora: 12:59
Verstappen me makinën e tij

Makina Red Bull dhe piloti i saj Max Verstappen dominuan sezonin e fundit të Formula 1, duke fituar 21 nga 22 garat. Ndërsa vetë piloti holandez fitoi në 19 gara, duke vendosur një rekord.

“Pika jonë e fortë është se kemi një makinë të ekuilibruar.

Nuk ëhstë e shkëlqyer në kthesat e mesme, por mjaft e mirë në kthesat e shpejta.

Ne pistat qytetase mund të përmiqësohemi edhe më shumë, pasi gara e Singaporit konfirmoi limitet që kemi në këto pista”, tha Max Verstappen për “AutoSport”.

Një tjetër pikë e fortë e Red Bull vitin e kaluar ka qenë menaxhimi i gomave, aty ku makina austriake bëri diferencën.

“Është e rëndësishme që të kesh një makinë që kujdeset për gomat, në të kundërt je i mbaruar. Këtë gjë e dinë edhe te skuadrat e tjera, pasi pilotët nuk janë idiotë që të rrezikojnë me gomat e tyre, por s’kanë ç’të bëjnë kur makinat e ngarkojnë shumë gomat”, tha 3 herë kampioni i botës.

“Meritë ka edhe piloti, pasi mund të gjesh një apo dy të dhjetat në xhiro duke u kushtuar kujdes gomave. Gomat e reja i fshehin disi defektet e makinës.

Duhet një makinë ndryshe për xhiron e shpejtë dhe ndryshe për garën e kjo bëri diferencën në favorin tonë. Ne kemi një makinë më të balancuar e të ekuilibruar”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat