Mercedes nuk do të bjerë në kurthet e 2023-shit

Formula 1

Mercedes nuk do të bjerë në kurthet e 2023-shit

Më: 3 janar 2024 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Pas një sezoni pa asnjë fitore, piloti britanik Russell  Russell shpreson që viti që sapo ka nisur të sjellë më shumë gëzime te makina Mercedes në Formula .

“Krahasuar me pushimet e vjetshme dimërore, këtë vit kam më shumë besim për vitin 2024”, tha Russell.

“Krahasuar me 12 muaj më parë, këtë herë kemi patur më shumë kohë për të vendosur se çfarë rruge do të ndjekim me makinën e re. Vjet i nxituam disi gjërat dhe morëm disa vendime pa analizuar pasojat”, u shpreh piloti britanik.

“Në vitin 2023 u pazuam vetëm në një karakteristikë, që nuk dha frutet e dëshiruara. E dimë që duhet të ngushtojmë diferencat e mëdha me Red Bull, por patëm një sezon ku fituam përvojë dhe analizuam gabimet”, tha Russell.

“Dimë se çfarë funksionoi dhe çfarë jo. E dimë se nuk do ta ngushtojmë menjëherë diferencën me rivalët, por jam i sigurtë se nuk do të biem prè e të njëjta kurtheve si vitin e kaluar. Koha për të treguar se jemi Mercedes”, u shpreh George Russell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat