Hamilton: Këtë vit mësova të kem më shumë dhembshuri

Formula 1

Hamilton: Këtë vit mësova të kem më shumë dhembshuri

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 14:50
Hamilton

Sezoni 2023 në Formula 1 dëshmoi të ishte sërish një vit negativ për Lewis Hamilton, të paktën nga pikëpamja sportive. Një kampionat i vështirë, por për 38-vjeçarin kishte edhe aspekte pozitive jashtë garave, të cilat sigurisht mund të ishin të dobishme edhe në pistë. Hamilton tregoi se kishte mësuar një element të rëndësishëm kryesisht për veten.

“Mendoj se gjëja që mësova më shumë këtë vit ishte të kisha më shumë dhembshuri për veten time.

Gjithmonë kam pasur shumë dhembshuri për të tjerët, për të gjithë në përgjithësi, por kurrë për veten time”, u shpreh piloti britanik i Mercedes, 7 herë kampion bote në Formula 1.

Një element që e ka lejuar britanikun të rrisë forcën e tjera psikologjike edhe falë vlerës së ekipit.

“Mendoj se ky vit ka forcuar aftësinë time për t’u rikuperuar. Ishte vërtet mbresëlënëse duke parë skuadrën, ata nuk u dorëzuan kurrë. Është një gjë e mrekullueshme nga një perspektivë, por ka qenë gjithashtu një dhimbje e madhe për të kaluar kohët e vështira dhe të errëta, dhe kjo na ka inkurajuar vazhdimisht të vazhdojmë të luftojmë”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat