Befason Verstappen

Formula 1

Befason Verstappen

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 15:41
Max Verstappen

Piloti holandez Max Verstappen ka thënë disa herë se e admiron kolegun e tij Fernando Alonso, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të mirë. Këtë vit ta kanë qenë disa herë protagonist në gara, duke u ngjitur së bashku në podium.

Verastappen (Red Bukll Racing), ka pranuar se spanjolli i Alpine i ka kërkuar që të garojnë së bashku, me të njëjtën makinë në garën 24 orëshe të Le Mansh.

“Kam biseduar me Alonso për këtë gjë dhe më ka thënë se ka dëshirë që të garojmë së bashku në këtë garë. Jam dakord, do të ishte mjaft e bukur një aventurë e tillë”, tha Verstappen.

“Problem është se unë jam një pilot i rëndë dhe më duhet të gjej kolegë që peshojnë më pak për të konpesuar. Fernando është mjaft i lehtë, ndaj do të ishte një dyshe e mirë, por na duhet edhe një pilot i tyretë, ndaj do të hedhim një sy rreth e rrotull”, tha më tej 3 herë kampioni i botës në Formula 1.

Alonso ka garuar e fituar dy herë në garën 24-orëshe të Le Mansh (2018 e 2019), ndaj kërkon kolegë të nivelit të lartë për të triumfuar sërish. “Mua më pëlqen ajo sfidë dhe kam dëshirë të garoj një ditë.

Kam qenë aty kur ka garuar babai im, ndaj më pëlqen të marr pjesë. Mendoj se do të ishte fantastike.

Po ashtu edhe MotoGP e Super GT”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat