Spanjolli bën një paraqitje të shkëlqyer

Formula 1

Spanjolli bën një paraqitje të shkëlqyer

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:12
Marquez gjatë garës

Dalja e parë e Marc Marquez me Ducatin në testin e Valencias ishte interesimi kryesor i ditës.

Të gjithëve u bëri përshtypje ajo çfarë dha kampioni spanjoll në pistë, i cili gjatë ditës fitoi gjithnjë e më shumë besim duke e lënë orën të fliste më mirë.

Në fillim dha kohën 1'30"222 për ta mbyllur me rezultatin më të mirë, 1'29”424. Dita e parë e testimit në MotoGP përpara fillimit të sezonit të ri, ka shumë rëndësi.

Dhe sigurisht që debutimi historik i Marc Marquez me Ducatin, atë të skuadrës Gresini ishte në qendër të vëmendjes.

Tetë herë kampioni botëror Marquez bëri një performancë të mirë duke i trembur dhe habitur njëkohësisht pilotët e tjerë.

Ata u habitën se si piloti spanjoll hynte me shpejtësi skëterre në kthesë, pa frenuar fare. Me kthimin në boks, dhe pasi dorëzoi motorin e tij, mark u tregoi inxhinierëve përshtypjen e tij të parë për Desmosedici, duke treguar se ai është një motor shumë më pak kompleks se Honda që ai drejtoi në Kampionatin Botëror që sapo përfundoi.

Tepër i kënaqur për motorin e ri, Marquez u shpreh: "Motori më përshtatet por dua të kuptoj nëse do të jem ende konkurrues." Kurioziteti për të parë Markezin në konkurrimin me skuadrën italiane është i tillë që shumë kanë folur për mundësitë që ka ai për të fituar kampionatin botëror të pilotëve në 2024. Pas katër vitesh të kushtëzuar nga dëmtimet e rënda, tani, në moshën 30-vjeçare, Marquez ka mundësinë të gjejë përsëri veten te Gresini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat