Në krizë

Formula 1

Në krizë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:56
Pamje nga një garë

Pas një sezoni që nisi në mënyrë të shkëlqyer për skuadrën Aston Martin, me disa podiume në garat e para të Formula 1 me pilotin Fernando Alonso, situata u përmbys në gjysmën e dytë të sezonit.

Një makinë që tashmë është në krizë, çka e konfirmoi gara e fundit në Meksikë, ku të dy pilotët u tërhoqën nga gara.

Aston Martin kalkoi nga forca e dytë në atë të pestë, duke u parakaluar edhe nga McLaren. “Ndershmërisht, me këtë makinë që kemi nuk mund të duelojmë më për asnjë objektiv tjetër në tri garat e mbetura.

Në botërorin për konstruktorë jemi bllokuar në vendin e pestë, ndërsa në atë për pilotë do të humbasim disa pozicione”, tha Alonso.

“Është e çuditshme që edhe pse mund të kualifikohemi para Ferrari arrijmë të humbasim pozicione në garë, pasi ata kanë një makinë më të shpejtë.

Të shohim se çfarë mund të bëjmë në garat e mbetura, duke punuar sa më shumë të jetë e mundur.

Nuk jemi të kënaqur nga kjo situatë”, tha 2 herë kampioni i botës në Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat