Janë mbajtur edhe dy garat e fundit për kampionatin e sivjetmë

Formula 1

Janë mbajtur edhe dy garat e fundit për kampionatin e sivjetmë

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 18:54
Fitueset e garës

Me moton “Breast Cancer” Awareness”, janë mbajtur dy garat e fundit për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm në auto sllallom.

Në konkurrencën e meshkujve (auto klubet e regjistruara në FASK), në garën e parë triumfoi Genc Macula, ndërsa në të dytën Belkim Fazliu.

Derisa te femrat, në dy garat, rezultatin më të mirë e pati Arjeta Rysha, e pasuar nga Brunilda Gjura e Ilirieta Hasimi.

Ndërsa, te bizneset të dyja garat i fitoi Unik Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat