Verstappen: Kjo fundjava më speciale

Formula 1

Verstappen: Kjo fundjava më speciale

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 12:44
Verstappen

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në pistën e Zandvoort, në Holandë, aty ku dy herë kampioni i botës Max Verstappen, synon të festojë para publikut të tij. holandezi synon të arrijë fitoren e 9-të radhazi me Red Bull, duke barazuar rekordin e Sebastian Vettel, të 10 viteve më parë.

“Gjatë pushimeve kam pushuar me familjen time. Hoqa totalisht mendjen nga Formula 1, fjeta mjaftueshëm dhe ndihem gati për të garuar sërish.

Do të garoj në shtëpinë time, ndaj për mua kjo është një fundjavë e rëndësishme.

Dua të vijoj në këtë rrugë që kam nisur, por në këtë sport nuk ka asgjë të sigurtë”, tha Verstappen.

“Dua të vazhdoj nga aty ku e lamë një muaj më parë, duke mos lejuar ulje të përqendrimit. Çdo vit është e mrekullueshme të shohësh kaq shumë tifozë, ndërkohë që është një pistë që e adhuroj.

E dimë që kemi një makinë të shpejtë, por duhet të jemë të aftë të bashkojmë disa faktorë në një komponent të vetëm”, tha piloti holandez.

“Objektivi është i qartë, fitorja. Sidomos këtu në Holandë. Nuk mendoj shumë për rekordin e 9 fitoreve radhazi, pasi duhet punuar që të kemi një makinë të balancuar mirë. Këtë vit po dominojmë, gjë që ndodh një apo dy herë në karrierë, por do të më pëlqente më shumë rivalitet”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat