Marquez korr suksesin e parë në MotoGP

Formula 1

Marquez korr suksesin e parë në MotoGP

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 18:37
Pamje nga gara

Piloti spanjoll i Ducati Gresini, Alex Marquez, fitoi sot pasdite garën sprint të MotoGP zhvilluar në pistën e Silverstone, të vlefshme për Çmimin e Madh të Anglisë.

Gara u zhvillua në një pistë të lagur, për shkak të shiut që ka rënë gjatë paradites, ndërkohë që pista thahej me kalimin e xhirove.

Në total i zhvilluan 10 xhiro, ku për herë të parë triumfoi në një garë të MotoGP Alex Marquez, vëllai i kampionit të botës Marc Marquez. Në vendin e dytë u rendit italiani i Mooney VR46 Racing,

Marco Bezzecchi, që dueloi deri në fund për fitoren. Në podium (i treti) u ngjit edhe spanjolli i Aprilia, Maverick Vinales.

Një garë për t’u harruar kjo për kryesuesin e botërorit, italianin e Ducati, Francesco Bagnaia, që u klasifikua në vendin e 14-të.

Akoma më dobët u paraqitën Marc Marquez (vendi 19) e Fabio Quartararo (vendi 21). Në renditjen e përgjithshme, Bagnaia ka 27 pikë më shumë se Bezzecchi. Nesër do të zhvillohet gara zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat