E shtuna në shenjë të dominimit të Prishtina RT

Formula 1

E shtuna në shenjë të dominimit të Prishtina RT

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 23:16
Pamje nga gara

Tre anëtarët e Prishtina Racing Team, Përparim Dushi, Gazmend Demolli e Qazim Isufi u renditën në tri pozitat e para, në vozitjet testuese të së shtunës, për garën e katërt të didiplinës malore për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Shtegun me gjatësi prej 3 kilometra, Dushi me Mitsubishi Evo 9 e kaloi për kohën 01.35.305 minuta, duke dhënë sinjal të qartë se të dielën mund të ketë kohë shumë më të mirë.

Demolli, me Radicall SR8, në cak arriti për 01:42.682 minuta, ose 07.377 sekonda vonesë krahasuar me Dushin, ndërsa Qazim Isufi me Audi S3 pati kohë prej 01:46.208 minuta.

Gjithsesi, e diela pritet të jetë më interesante, duke marrë parasysh se të gjithë garuesit do ta japing maksimumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat