Leclerc niset i pari në Azerbajxhan

Formula 1

Leclerc niset i pari në Azerbajxhan

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:53
Leclerc me makinën e tij

Charles Leclerc do të niset i pari në Çmimin e Madh te Azerbajxhanit.

Piloti nga Monaco ka regjistruar kohën më të mirë në provat zyrtare me Ferrarin e tij dhe do të ketë mundësi të niset i pari, për të provuar edhe fitoren e parë sezonale.

Menjëherë pas tij do të nisen dy makinat Red Bull, me kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen të dytin dhe Sergio Perez të tretin. Vetëm i katërti do të niset piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz, ndërsa pas tyre do të jenë Hamilton, Alonso e Norris.

Kujtojmë që ndryshe nga sa ndodh zakonisht, kualifikueset për Çmimin e Madh të Bakusë u zhvilluan të premten, pasi e shtuna është e rezervuar për garën Sprint.

Gara zyrtare do të zhvillohet të dielën në orën 13:00 dhe Ferrari do të provojë të marrë fitoren e parë me makinën e pilotuar nga Charles Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat