Vasseur: Kemi kërkuar në FIA të rishikohet vendimi mbi Sainz

Formula 1

Vasseur: Kemi kërkuar në FIA të rishikohet vendimi mbi Sainz

Më: 7 prill 2023 Në ora: 14:15
Vasseur

“Kemi kërkuar pranë FIA-s të rishikohet vendimi për të penalizuar Sainz në Çmimin e Madh të Australisë”.

Numri një i skuadrës të Ferrari-t, Frédéric Vasseur ka qenë i qartë në përgjigjen e dhënë gazetarëve, të cilët interesoheshin nëse “kokëkuqja” do të pranonte ose jo vendimin që morën komisarët e garës në Melburn.

“Në të njëjtën kthesë pati një incident mes Ocon dhe Gasly, por gjyqtarët e garës e vlerësuan ndryshe”, tha Frédéric Vasseur.

Edhe pse sezoni aktual ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për Ferrari-n, Frédéric Vasseur befasoi duke u shprehur optimist për përmirësimet e vogla në veturë.

“Në Australi ishim të pafat pasi vetura kishte hapin e duhur.

Nuk kishim fat pasi hyri ‘Safety Car’ dhe më pas flamuri i kuq, kështu na u desh që të bënim një ndalim më shumë. Ju afruam më shumë Alonso-s, ndërsa distanca me Red Bull-in ishte më e vogël.

Me këtë dua të them se drejtimi që kemi marrë në përmirësimin e makinës është i drejtë. Një gjë të tillë do të na duhet ta konfirmojmë në Baku”, tha Fréderic Vasseur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat