Ish - kampioni i botës i dëshpëruar

Formula 1

Ish - kampioni i botës i dëshpëruar

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 11:53
Quartararo

Piloti francez i Yamaha, Fabio Quartararo, ka folur prë motorin e ri që do të përdorë këtë sezon. Ai ka mbetur i zhgënjyer nga testet e zhvilluara një javë më parë në Sepang, ku u klasifikua në vendet e fundit.

“Një ndjesi mikse pas testeve të para.

Jam i kënaqur me shpejtësinë që motori ka në pjesën e drejtë dhe mënyrën se si reagon me gomat e përdorura.

Pra, ka një ritëm të mirë.

Gjithsesi, me gomat e reja është një zhgënjim, një dështim”, tha francezi, kampion bote në MotoGP në vitin 2021.

“Nuk e kuptojmë ende pse jemi kaq larg të tjerëve.

Duhet të bëjmë një kontroll total para testeve të tjera në Portugali, të kuptojmë se ku është problem. Provat zyrtare janë të rëndësishme dhe çdo vit kemi gjithnjë e më shumë probleme në këtë drejtim”, tha Quartararo.

“Në përgjithësi, në ritmin e përgjithshëm të garës, motori duket mirë, por nëse nuk kualifikohemi në vendet e para nuk mund të duelojmë për fitore.

Madje as për t’u renditur mes 5 më të mirëve, pasi do të humbasim kohë për të gjetur ritmin dhe me parakalime.

Duhet të punojmë për xhiron e shpejtë”, tha Quartararo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat