Mercedes rikthehet e zezë

Formula 1

Mercedes rikthehet e zezë

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 12:33
Mercedes rikthehet e zezë

Paraditen e sotme është prezantuar makina Mercedes, e cila ka ndryshuar tërësisht pamje, duke iu rikthyer ngjyrës së zezë, si disa vite më parë.

Njëvendëshja e re gjermane, që do të pilotohet nga britanikët Lewis Hamilton e George Russell (Mick Schumacher është pilot rezervë) quhet W14.

Prezantimi është bërë pikërisht në ditën e lindjes së Russell. Makina e re Mercedes pritet të jetë evoluimi i asaj të fundsezonit të vitit të kaluar, ku dhe arriti të fitojë një garë.

Gjithsesi, te Mercedes synojnë të harrojnë përvojën negative të vitit të kaluar, ku njëvendëshja gjermane ishte një dështim në fillimin e saj.

Një makinë që ka përmirësime të ndjeshme, kryesisht në peshë, duke bërë mjaft korrigjime edhe në lidhje me “porposing” (sistemi i luhatjes së makinës në vijë të drejtë).

“Vjet ishim në mbipeshë dhe ky ishte problem ynë kryesor, që mendoj se e kemi zgjidhur.

Gjithsesi, të shohim testet e para”, tha Toto Wolff, shefi i Mercedes.

“Kjo makinë tërësisht e zezë është shumë e bukur.

Shpresoj që puna e madhe e bërë në fabrikë të ketë frutet e saj në pistë.

Vijmë nga një vit i vështirë, me ulje e ngritje, me një fitore në fund që na lë të shpresojmë.

Kemi një ndjesi pozitive dhe të shpresojmë se mund t’ia dalim mbanë të konkurrojmë për titull”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat