Ky ishte vetëm kapitulli i parë

Formula 1

Ky ishte vetëm kapitulli i parë

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 12:02
Ky ishte vetëm kapitulli i parë

Aventura e Mick Schumacher në Formula 1 zgjati vetëm dy sezone.

Piloti i ri gjerman, djali i 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher, u detyrua të hapë krahun dhe sezonin e ri do t’i duhet të gjejë një punë të re, pasi nuk rinovoi dot kontratën me makinën amerikane Haas.

“Dua të jem sërish pjesë e Formula 1. Tani jamë duke vlerësuar çdo mundësi për të ardhmen dhe shpresoj të zgfjedh atë të duhurin. Dua t’u tregoj të gjithë atyre që nuk besojnë tek unë se po gabohen”, u shpreh Mick Schumacher.

“E di se çfarë jam i aftë të bëj, këtë gjë e kam treguar edhe në kategoritë më të vogla.

Ndaj, një gjë të tillë mund ta bëj edhe në Formula 1. Ky nuk është një lamtumirë nga ky sport, ky ishte vetëm kapitulli i parë i karrierës time në Formula 1, pasi do të rikthehem”, tha Mick Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat