Kampioni i botës: Ky është sezoni më i tmerrshëm i karrierës time

Formula 1

Kampioni i botës: Ky është sezoni më i tmerrshëm i karrierës time

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 13:50
Kampioni i botës: Ky është sezoni më i tmerrshëm i karrierës time

Viti 2022 është për t’u harruar për motorin Honda, pasi është skuadra e vetme që nuk ka arritur asnjë fitore në MotoGP. Vetëm Marc Marquez është munduar të mbajë gjallë motorin japonez, por kjo është shumë pak për një skuadër që synon të duelojë për titullin.

“Nuk jam aspak i kënaur, jo vetëm unë por e gjithë skuadra. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të përmirësohemi dhe të jemi më kompetitivë vitin tjetër. Kjo është një sfidë për të gjithë ne”, u shpreh Marquez, 8 herë kampion bote në garat e motoçiklizmit.

“Motori ynë nuk po ecën ashtu sikurse ne dëshirojmë. Nuk e fshehim që po punojmë për vitin 2023, që të jemi njësoj si Ducati, të paktën në garë.

Personalisht ky mbetet një vit i tmerrshëm, kushtëzuar edhe nga operacioni në krah, që më la jashtë piste disa muaj. Po përmiresohemi, por duhet më shumë këmbëngulje nga të gjithë”, tha spanjolli i Honda, Marc Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat