Paraqitje e mirë e garuesve tanë në Francë

Formula 1

Paraqitje e mirë e garuesve tanë në Francë

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 00:19
Paraqitje e mirë e garuesve tanë në Francë

Pesë garuesit tanë i kanë përfunduar garat e tyre në FIA Motorsport Games, të cilat po mbahen në Marsejë të Francës.

Në një konkurrencë shumë të fortë, në të cilën morën pjesë 72 shtete nga e mbarë bota (përfshirë të gjitha disiplinat), garuesit tanë patën paraqitje mjaft të mirë, aq më tepër duke marrë parasysh se ishte hera e parë që marrin pjesë në një format të tillë.

Në disiplinën karting – sllallom, Kosova u prezantua nga Rea Gashi dhe Baran Karabeg. Të dy garuesit e dhanë maksimumin dhe në fund u renditën në pozitën e dhjetë.

Në këtë disiplinë, në tri pozitat e para u renditën: Gjermania, Belgjika dhe Estonia.

Kosova u prezantua denjësisht edhe në auto sllallom, disiplinë në të cilën Ermira Topalli e Valon Jaha përfunduan në pozitën e nëntë, që gjithsesi është rezultat i mirë.

Edhe në auto sllallom e para ishte Gjermani, pozita e dytë i takoi Letonisë, ndërsa e treta u rendit Hungaria.

Në Marsejë ishte edhe Visar Gjikolli, i cili Kosovën e përfaqësoi në E-Sports dhe pavarësisht faktit që nuk arriti të futej në bllokun final, pati paraqitje shumë të mirë,

duke marrë parasysh se konkurrenca në këtë disiplinë ishte jashtëzakonisht e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat