Wolff i jep mesazhin rivalëve të Red Bull: Këtë vit…

Formula 1

Wolff i jep mesazhin rivalëve të Red Bull: Këtë vit…

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 15:27
Wolff i jep mesazhin rivalëve të Red Bull: Këtë vit…

Pas 9 vitesh me radhë, Mercedes ka dorëzuar titullin kampion për konstrutkorë në Formula 1. Titull që këtë sezon shkoi te Red Bull. Ai që ka përgëzuar kampionët e rinj është shefi i Mercedes, Toto Wolff. Pavarësisht polemikave që ai ka patur me rivalët austriakë, Wolff ka treguar përulësi, duke vlerësuar arritjet e Red bull.

“Këtë sezon kanë qenë gjithnjë në krye dhe nuk kanë gabuar.

E nisën kampionatin me një makinë të mirë dhe vazhduan ta përmirësojnë atë. Të dy titujt, ai për pilotë dhe për konstruktorë janë tërësisht të merituar për Max Verstappen dhe Red Bull. Mercedes? Edhe ne pësuam rritjer nga gara në garë, por gjithçka i mbetet të ardhmes”, u shpreh Toto Wolff.

“Ne jemi duke bërë progres dhe me pak fat, mund të kishim fituar ndonjë garë. Gjithsesi, po u afrohemi rivalëve. Të dy pilotët tanë kanë besim te makina dhe puna që bëjmë. Russell ka pësuar një rënie, ndërsa Lewis është më konstant, por të dy janë aty, gati të duelojnë e përfitojnë nga mundësitë që u jepen”, tha Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat