Një italian merr kreun dy gara para fundit të sezonit

Formula 1

Një italian merr kreun dy gara para fundit të sezonit

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 13:04
Një italian merr kreun dy gara para fundit të sezonit

Është mbyllur mes spektaklit dhe emocioneve Çmimi i Madh i Australisë në MotoGP, me Alex Rins që ia doli të triumfojë, teksa vlen të theksohet se renditja e përgjithshme ka një kryesues të ri.

Me vendin e tretë në garën e 18 të Botërorit, italiani Francesco Bagniaia është tashmë kryesuesi i renditjes së përgjithshme.

Piloti i Ducatit, me shkallën e tretë të podiumit, mori pikët e nevojshme për të kapërcyer francezin Fabio Quartararo, i cili u rrëzua dhe nuk e përfundoi garën.

Bagnaia e nisi në vendin e parë xhiron e fundit të garës, por u parakalua nga spanjollët Rins dhe Marquez, të cilët ishin të papërmbajtshëm në Philip Island.

Gjithsesi, tashmë Bagniaia kryeson me 14 pikë më shumë sesa piloti i Yamaha, Fabio Quartararo, kur duhen edhe dy gara nga përfundimi i Botërorit të MotoGP.

Ndërkohë, me vendin e dytë në këtë garë, Marc Marquez kthehet në podium për herë të parë që pas garës në Emilja Romanja, të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat