Leclerc dorëzohet

Formula 1

Leclerc dorëzohet

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 12:20
Leclerc dorëzohet

Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në Belgjikë tregoi se Red Bull ka vënë me “shpatulla pas muri” Ferrari, që nuk ishte në gjendje të rivalizojë.

Ai që pranon dominimin e makinës austriake është Charles Leclerc, që përfundimisht ka hequr dorë nga gara për titull.

“Nuk e di se çfarë i kanë bërë makinës gjatë pushimeve verore.

Çfarë magjie kanë bërë për të qenë kaq të shpejtë? Duhet të kuptojmë se çfarë po ndodh, pasi ishin të paarritshëm, ndërsa gara jonë ishte thjesht normale”, u shpreh monogasku i “kokëkuqes”, që u rendit i gjashti.

“Red Bull ka bërë një hap vërtet shumë të madh përpara, kjo është e sigurt.

Ajo makinë tashmë është shumë përpara nesh. Edhe pse në garë ishim kompetitivë, nuk ishim në nivelin e tyre. Bëhet fjalë për një diferencë të madhe, që mund të ndërlikojë të ardhmen”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat