Jo vetëm Leclerc, edhe Verstappen e të tjerë ndërrojnë motor

Formula 1

Jo vetëm Leclerc, edhe Verstappen e të tjerë ndërrojnë motor

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 11:59
Formula 1

Jo vetëm Leclerc, edhe Verstappen e të tjerë ndërrojnë motor e nisen nga fundi në Belgjikë!

Gara e Belgjikës në Formula 1 do të sjellë do të sjellë mjaft surpriza, pasi mjaft pilotë kanë vendosur të ndërrojnë motor dhe, për pasojë, do ta nisin garën nga vendet e fundit. Kështu, pas Charles Leclerc me Ferrari edhe kryesuesi i renditjes, Max Versatappen me Red Bull do ta nisë garën nga fundi.

Bashkë me ta, edhe 4 pilotëve të tjerë do të ndryshojnë motor, duke pësuar kështu penalitete në startin e garës. Ata janë Lando Norris (McLaren), Esteban Ocon (Alpine), Valtteri Bottas (Alfa Romeo) e Mick Schumacher (Haas).

Të gjithë këta pilotë do të duelojnë për t’iu larguar sa më shumë fundit të renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat