Kampioni i botës në Formula 1 tërhiqet nga garat në fund të sezonit

Formula 1

Kampioni i botës në Formula 1 tërhiqet nga garat në fund të sezonit

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 12:14
Kampioni i botës në Formula 1 tërhiqet nga garat në fund të sezonit

Piloti gjerman Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, ka deklaruar se do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni.

35-vjeçari, që ka fituar 4 tituj kampionë kur garonte me Red Bull, këtë sezon mbyll kontratën me skuadrën e Aston Martin.

Një lajm që ka befasuar të gjithë, pasi është një “rrufe në qiell” të hapur, që erdhi pak ditë para garës së Hungarisë.

Vettel numëron 53 fitore dhe 122 podiume në Formula 1, një pilot me një karrierë të jashtëzakonshme, që ka garuar edhe me Ferrari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat