Leclerc, niset i pari në Francë

Formula 1

Leclerc, niset i pari në Francë

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 19:30
Leclerc, niset i pari në Francë

Charles Leclerc do të niset i pari në Çmimin e Madh të Francës.

Piloti nga Monaco vendosi kohën më të shpejtë në provat zyrtare dhe fitoi të drejtën për t’u nisur i pari, teksa tashmë do të kërkojë një tjetër sukses në garën e nesërme.

Vetëm vendi i dytë për rivalin kryesor të tij, kampionin në fuqi Max Verstappen, ndërsa pas tij piloti tjetër i Red Bullit Sergio Perez dhe i katërti Lewis Hamilton.

Vlen të theksohet se makina tjetër e Ferrarit, ajo e Carlos Sainz do të niset e fundit, pasi ka ndërruar dy herë centralinën dhe ka marrë dy pezullime radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat