Flet kinezi Zhou: Ja çfarë më shpëtoi jetën

Formula 1

Flet kinezi Zhou: Ja çfarë më shpëtoi jetën

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 11:20
Flet kinezi Zhou

Piloti kinez i Alfa Romeo, Guanyou Zhou, ishte protagonist i një aksidenti të frikshëm 5 ditë më parë në pistën e Silverstone. Njëvendëshja e tij përfundoi kokëposhtë në pistë dhe pasi përshkoi disa dhjetra metra përfundoi e anuar në barrierat mbrojtëse.

Për fat, asnjë problem për pilotin kinez, debutues këtë sezon në Formula 1 edhe pse momentet e panikut dhe ankthit ishin të mëdha. Për herë të parë pas atij aksidenti dhe në prag të garës që zhvillohet këtë fundjavë në Austri, ai flet për dinamikën e aksidentit.

“Mbaj mend gjithçka. Në ato momente, teksa isha me kokën poshtë, po mendoja vetëm për impaktin final”, thotë Zhou, që doli nga makina pa asnjë dëmtim pavarësist aksidentit të frikshëm.

“Jetën ma shpëtoi sistemi “halo”, ajo mbrojtëse që kemi mbi kokë. Kjo tregon së të gjitha sforcot që ka bërë FIA dhe Formula 1 për sigurinë në pistë, për t’i bërë makinat sa më të sigurta, janë efikase. Tani jam më mirë dhe do të jem këtë fundjavë në pistën e austrisë. Mezi pres të garoj sërish”, tha Zhou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat