Wolff: Herët a vonë fati do të kthehet në anën Hamilton

Formula 1

Wolff: Herët a vonë fati do të kthehet në anën Hamilton

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 13:49
Wolff: Herët a vonë fati do të kthehet në anën Hamilton

Sezoni 2022 nuk ka qenë fort pozitiv për Lewis Hamilton, 7 herë kampionin e botës në Formula 1. Këtë vit, makina Mercedes nuk ka qenë aleatja e tij më e mirë, siç ka ndodhur vitet e fundit. Këtë gjë e pranon Toto Wolff, drejtori sportiv i makinës gjermane, që shton se herët a vonë situata do të ndryshojë.

“Hamilton këtë vit nuk ka patur shumë fat, përfshi edhe garën e fundit në Montekarlo, ku pati një kontakt me Albon. Edhe në garat e mëparshme diçka e ka penguar të japë dhe marrë atë që meriton.

Gjithsesi, mendoj se shumë shpejt fati do të ndryshojë dhe Lewis do të rikthehet te fitorja”, tha Wolff.

“Mendoj se Hamilton mund të ishte më përpara në renditje pa gjithë këto probleme që ka patur këtë sezon.

Më së shumti fati i keq e ka penguar të tregojë vlerat. Gjithsesi, ai dhe George Russell punojnë shumë së bashku dhe kjo është fantastike, pasi na ndihmojnë për të përmirësuar e kuptuar makinën”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat