Kampioni i botës mungon në garën e Argjentinës

Formula 1

Kampioni i botës mungon në garën e Argjentinës

Më: 29 mars 2022 Në ora: 12:46
Kampioni i botës mungon në garën e Argjentinës

Ashtu sikurse ishte përfolur ditët e fundit, piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, nuk do të marrë pjesë këtë fundjavë në garën e Çmimit të Madh të Argjentinës në MotoGP. Lajmin e konfirmoi skuadra japoneze e MotoGP në rrjetet sociale.

Problemet me shikimin (diplopia) që ka 8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit e pengojnë të marrë pjesë në garën që do të zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Termas de Rio Hondo.

Ditën e hënë, Marquez ka kryer një vizitë të specializuar për sytë, që kanë konfirmuar problemet me shikimin. Mësohet se mjekët kanë qenë kundër dëshirës së Marquez për të garuar dhe kanë këshilluar pushim absolut.

Madje Marquez është në dyshim edhe për garën e radhës, atë që zhvillohet pas 10 ditësh në pistën amerikane të Austin. Këtë sezon, Marquez nuk mori pjesë as në garën e Indonezisë, pas rrëzimit në “warm up” dhe gjatë rikthimit në vendlindje pati sërish probleme me shikimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat