Kampioni i botës rrezikon 1 muaj pushim

Formula 1

Kampioni i botës rrezikon 1 muaj pushim

Më: 23 mars 2022 Në ora: 12:48
Kampioni i botës rrezikon 1 muaj pushim

Piloti spanjoll Marc Marquez, 8 herë kampion bote në garat e motoçiklizmit, rrezikon të qëndrojë të paktën një muaj pushim. Pas aksidentit që pati fundjavën e kaluar në Indonezi, që e detyruan të mos marrë pjesë në garë, te piloti i Honda është shfaqur sërish problemi me shikimin (diplopia-vizion i dyfishtë i imazheve).

Për pasojë, ai do të qëndrojë pushim absolut ditët në vijim, duke vënë në dilemë pjesëmarrjen në garat e Argjentinës (3 prill) dhe Amerikës (10 prill).

“Më duket si një déjà vu. Gjatë rikthimit në Spanjë pata sërish probleme me shikimin dhe do të kryej një vizitë te okulisti këto ditë”, u shpreh Marc Marquez ne rrjetet sociale.

Mediat spanjolle konfirmojnë se piloti i MotoGP do të qëndrojë për disa kohë pushim absolut dhe jashtë pistave, duke evituar rrugëtimin në Amerikën Latine dhe atë të Veriut.

“Problemi me shikimin është më i vogël se ai që pata vjet, por duhet kujdes”, ka shtuar më tej Marquez, që në këtë mënyrë rrezikon karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat