Portugezi dhuron magji mes shiut, kampioni në fuqi rikthehet në podium

Formula 1

Portugezi dhuron magji mes shiut, kampioni në fuqi rikthehet në podium

Më: 20 mars 2022 Në ora: 11:05
Portugezi dhuron magji mes shiut, kampioni në fuqi rikthehet në podium

MotoGP ka dhuruar sërish shumë emocione dhe surpriza në garën e dytë të këtij sezoni, e cila u fitua nga portugezi Migel Oliveira.

Portugezi bëri një garë fantastike në çmimin e madh të Indonezisë, duke mos e lënë dyshen franceze, Kuartararo-Zarko që ta parakalonin.

Për Kuartararon është podiumi i parë në këtë sezon dhe nga këtu po mendon për kthesën që të arrij dhe një herë suksesin e sezonit të shkuar.

Ndërkohë, spanjolli Mark Markez vazhdon të zhgënjejë, i cili nuk shkoi më shumë se vendi i 13-të.

Renditja e përgjithshme kryesohet nga Enea Bastianini me 30 pikë, i cili ndodhet dy pikë më shumë se Bred Binder dhe 3 pikë më shumë se kampioni në fuqi, Fabio Kuartararo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat