Hamilton: Në pistë ne shndërrohemi në luftëtarë

Formula 1

Hamilton: Në pistë ne shndërrohemi në luftëtarë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:50
Hamilton: Në pistë ne shndërrohemi në luftëtarë

Fundjavën e ardhshme rikthehet Formula 1 dhe Lewis Hamilton i cili humbi titullin në xhiron e fundit sezonin e kaluar, duket tashmë gati për të dueluar edhe njëherë me rivalin e tij Max Verstappen.

Britaniku thekson se ai dhe holandezi janë të ngjashëm në pikën ku të dy mund të cilësohen si të pamëshirshëm kur vjen pun ate dëshira për të fituar ndërsa shton se në pistë nuk mund të ketë shokë.

“Kur unë dhe Max takohemi në bokse çdo gjë është në rregull, ne jemi dy garues dhe në fakt kemi shumë të përbashkëta. E duam shumë profesionin tonë, por në anën tjetër të dy jemi të pamëshirshëm.

Në pistë ne shndërrohemi në luftëtarë dhe nuk ka shoqëri kur je në garë, por e pranoj se ndonjëherë këtë rivalitetin tonë e kuptojmë gabim dhe shkojmë përtej limitive.

Megjithatë, e rëndësishme është se kur mbarojmë garën rikthehemi të jemi shoqërorë dhe kemi respect për njëri-tjetrin”, u shpreh Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat