Finlandezi zhvillon garën e fumdit në Formula 1

Formula 1

Finlandezi zhvillon garën e fumdit në Formula 1

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 11:21
Finlandezi zhvillon garën e fumdit në Formula 1

Kimi Raikonen do të zhvillojë garën e tij të fundit në Formula 1 gjatë fundjavës. Raikonen ka thënë se njerëzit dhe miqësitë e krijuara në Formula 1, do të jenë gjëja që do t’i mungojë më shumë.

42 vjeçari bën garën e tij të 349 dhe të fundit, të dielën në Abu Dabi, pasi më herët gjatë sezonit kishte njoftuar se do të pensionohet në fund të sezonit.  Ai ka thënë se në garën e fundit pret të bëjë qejf, si dhe ka folur për gjërat që beson se do t’i mungojnë më shumë.

“Do të jetë mirë të garojë edhe një herë, shpresoj të kemi shpejtësi kështu që mund të bëjmë qejf. Kam takuar shumë njerëz me të cilët kam punuar, shumë njerëz të mirë, dhe disa nga ta u bënë shokë të mi”, tha mes tjerash piloti finlandez.

Raikonen ka bërë një karrierë 20 vjeçare në Formula 1, duke debutuar me Zauberin në 2001 dhe pastaj duke fituar titullin e kampionit në 2007 me Ferrarin.

Finlandezi po ashtu garoi me MekLaren dhe Lotus, para se të kthehej për një aventurë të dytë me Ferrari e Zauber – tani Alfa Romeo – në vitin e fundit të karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat