Hamilton në ‘pole-positon’, përplaset Verstappen

Formula 1

Hamilton në ‘pole-positon’, përplaset Verstappen

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 19:33
Hamilton në ‘pole-positon’, përplaset Verstappen

Fundi i kualifikueseve për Çmimin e madh të Arabisë Saudite ka qenë dramatik.

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, printe garën e sotme kualifikuese për shumicën e kohës, por në fund nuk bëri mirë kalkulimet.

Verstappen u përplasë me barrierat anash pistës në rrethin e fundit, duke bërë që ta humb kështu ‘pole-position’.

Rivali i tij kampion në fuqi, Lewis Hamilton ka përfunduar në ‘Pole-position’, kurse Max mbeti në P3 për startin e nesërm.

Valtteri Bottas do të niset nga pozita e dytë, gjë që i ndihmon shumë skuadrës së Mercedes dhe shokut të tij në luftë për titull, Hamilton.

Gara e Grand Prix Arabia zhvillohet nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat