Mercedes, gati të tjera modifikime

Formula 1

Mercedes, gati të tjera modifikime

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 11:42
Mercedes, gati të tjera modifikime

Piloti finlandez i Mercedes, Valtteri Bottas, deklaroi pas garës së fundit në Amerikë se shpresonte të mos pësonte më penalitete në startin e garës, të cilin që vinin si pasojë e modifikimeve të shpeshta që inxhinierët kanë bërë në makinën e tij.

Modifikimet e shpeshta të bëra të njëvendëshja e Bottas erdhën nga frika se mos motori pësonte defekt gjatë garës dhe piloti detyrohej të tërhiqej.

Nga frika se mos këto gjëra ndodhin edhe në 5 garat e mbetura, te Mercedes po mendojnë të bëjnë të tjera modifikime të makina e dy pilotëve të tyre, në mënyrë që ato të mos tërhiqen dhe ta mbyllin garën me 0 pikë. “Po gjejmë kompromisin e duhur mes besueshmërisë së motorit dhe mundësisë për të fituar garën me makinën që kemi në dispozicion”, tha Toto Wolff, shefi i Mercedes.

“Një garë me 0 pikë do të ishte katastrofike për ne, si në kampionatin për konstruktorë ashtu dhe në atë prë pilotë. Kjo është një fazë delikate e sezonit dhe po mungohemi ta menaxhojmë sa më mirë. Mund të ndodhë që të bëjmë ndonjë sakrificë, duke humbur pozicione në startin e një garë prë të marrë benefite në garat e mbetura”, u shpreh Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat