Lewis Hamilton ka shkuar në fabrikën e Mercedes para se të zbarkojë në pistën e SPA, ku të dielën do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1. Piloti britanik ka punuar në simulator, për të qenë gati.
Përmes një mesazhi për fansat, Hamilton beson se kjo pjesë e dytë e sezonit do të jetë mjaft e bukur:
“Përgatitemi për rikthimin në kampionat, një pjesë e dytë e sezonit që do të jetë më e çmendur se e para”.
7 herë kampioni i botës, në dy garat e fundit, arriti të rikuperojë një disavantazh prej 34 pikësh ndaj Max Verstappen dhe tani ka 8 pikë më shumë se rivali i Red Bull dy pilotët janë kandidatët kryesorë për titullin kampion.