Leclerc: Sa herë që shkoj në Maranello shoh një punë të madhe

Formula 1

Leclerc: Sa herë që shkoj në Maranello shoh një punë të madhe

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 12:00
Leclerc: Sa herë që shkoj në Maranello shoh një punë të madhe

Edhe pse Ferrari këtë sezon nuk ka mundur të duelojë gjithnjë për fitore, ka bërë mjaft hapa përpara krahasuar me vitin e kaluar, që ishte më i dobti në historinë e “kokëkuqes”.

Për pilotin monogask Charles Leclerc, përmirësimet kanë qenë të dukshme dhe rezultatet mjaft të mirë.

“Sezoni 2021 i Ferrarit është më i mirë nga sa kishim parashikuar.

Mendoj se kjo është frut i një pune të madhe që është bërë nga të gjithë.

Sa herë që shkoj në Maranello shoh një punë të madhe që bëhet nga të gjithë. Ndaj, për mua ky ndryshim i madh nuk ka qenë surprizë”, tha Leclerc.

“Nuk ka asnjë dyshim që rezultatet janë shumë më të mira krahasuar me vitin e kaluar. Po bëhet një punë e mirë për të gjithë skuadrën, duke menduar edhe për sezonin e ardhshëm”, tha Leclerc. Pritet që Ferrari të jetë kompetitiv edhe në garën e radhës, në pistën belge të SPA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat