U ekspozua ndaj Novichok, vdes në spital 44-vjeçarja - Bota Sot
U ekspozua ndaj Novichok, vdes në spital 44-vjeçarja

Evropë

E martë, 17 korrik 2018

U ekspozua ndaj Novichok, vdes në spital 44-vjeçarja

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 09:36
Dawn Sturgess

Policia britanike ka nisur tani hetimin për vrasje pasi një grua që u ekspozua ndaj agjentit nervor Novichok, në Uiltshajër, vdiq.

Dawn Sturgess, 44 vjeç, vdiq në spital mbrëmjen e të dielës pasi u sëmur më 30 qershor. Charlue Rowley, 45 vjeç, po ashtu ishte ekspozuar ndaj agjentit nervin në Amesbury dhe është në gjendje kritike në spital.

Kryeministrja britanike tha se ajo ishte e shokuar nga vdekja, që vjen pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbury.

Ekzaminimi mjekoligjor i Sturgess, nga Durrington, pritet të zhvillohet dhe familja e saj është informuar – tha policia.

Hetimi po udhëhiqet nga dedektivët e policisë anti terrorizëm dhe rreth 100 agjentë po punojnë për këtë rast, bashkë me policinë lokale të Uiltshajërit. Ata duhet ende të kuptojnë se si Sturgess dhe Rowley janë ekspozuar ndaj agjentit nervor edhe pse testet kanë konfirmuar se ata kanë prekur një send të kontaminuar me duart e tyre.

Edhe një oficer policie ishte ekzaminuar në spital pas dyshimeve se edhe ai mund të kish rënë në kontakt me helmin, është lënë i lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test