Siç edhe ishte paralajmëruar, dhjetëra protestues grek gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë, tentuan ta thejnë kordonin policor dhe të hyjnë në perimterin e sigurisë së lartë ku nuk lejohej të qarkullojë askush që nuk është i akredituar.
Shihen protestuesit kur i afrohen policisë dhe fillojnë të shtyhen me ta, në tentativë për të hyrë në vendin ku po nënshkruhej marrëveshja.
Por policia nuk qëndroi duarkryq. E zmbrapsi turmën dhe më pas u lëshoi një sasi të madhe të gazit lotsjellës.