Anijen me 629 emigrantë nuk e pranon asnjë shtet - Bota Sot
Anijen me 629 emigrantë nuk e pranon asnjë shtet

Evropë

E premte, 22 qershor 2018

Anijen me 629 emigrantë nuk e pranon asnjë shtet

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 21:16
Ilustrim

Një anije me 629 emigrantë të shpëtuar në Mesdhe ende nuk e di se ku do ta pranojnë, pasi që u refuzua nga Italia dhe Malta.

Italia ka thënë se nuk lejon që anija të mbërrijë në një nga portet e saj, duke kërkuar që Malta ta bëjë këtë.

Malta, megjithatë, hodhi poshtë thirrjen, duke thënë se nuk ka të bëjë me operacionin e shpëtimit.

Ministri i ri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar për të ndaluar fluksin e emigrantëve në vend.

"Malta nuk pranon askënd. Franca kthen njerëzit në kufi, Spanja mbron me armë kufirin e saj. Nga sot edhe Italia do t’i thotë ''jo'' kontrabandës me njerëz dhe  biznesit të paligjshëm të emigracionit," shkroi Salvini në Facebook.

Më shumë se 600 emigrantë janë në bordin e anijes SAS Mediterranean, prej tyre 123 fëmijë të mitur të pa shoqëruar nga prindërit, 11 fëmijë dhe shtatë gra shtatzëna.

Më shumë se 600.000 emigrantë me anije kanë ardhur nga Afrika në Itali në pesë vitet e fundit. Ky numër ka rënë në mënyrë dramatike në muajt e fundit, por ditët e fundit, gjithnjë e më shumë ka aksione për të shpëtuar emigrantët në deti.

Në pesë muajt e parë të vitit 2018, gjithsej 27.482 migrantë arritën në brigjet evropiane, prej të cilëve 7.614 erdhën më Spanjë.

Sipas OKB, të paktën 785 emigrantë vdiqën në një përpjekje për të kaluar Mesdheun që nga fillimi i këtij viti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test