Ministri gjerman tregon vendosshmërinë e Evropës për marrëveshjen bërthamore me Iranin - Bota Sot
Ministri gjerman tregon vendosshmërinë e Evropës për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Evropë

E martë, 21 gusht 2018

Ministri gjerman tregon vendosshmërinë e Evropës për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Më: 23 maj 2018 Në ora: 19:22
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, foto nga arkivi.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka përsëritur vendosshmërinë e Evropës për të qëndruar pjesë e paktit bërthamor që Irani ka me fuqitë botërore, pavarësisht largimit të SHBA-së nga kjo marrëveshje.

Duke folur para gazetarëve në Uashington, Maas ka thënë se ka sqaruar pozicionin e Gjermanisë dhe Evropës gjatë bisedimeve me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.

Ai ka thënë se marrëveshja ka qenë mënyra më e mirë për të bllokuar Teheranin nga rikthimi i aktiviteteve bërthamore.

“Evropa është shumë, shumë e bashkuar në pozicionin e saj lidhur me marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe kjo nuk do të ndryshojë”, është cituar të ketë thënë Maas, transmeton Reuters.

Bisedimet mes Bolton dhe Maas kanë ardhur dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara janë zotuar për vënien e “sanksioneve më të ashpra në histori” kundër Iranit.

Më herët gjatë ditës, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përsëritur qasjen e ashpër kundër Iranit në një seancë dëgjimore të Senatit amerikan.

“Ne do të aplikojmë presion financiar të pashembullt, do të mbështesim popullin iranian dhe do të mbajmë perspektivën e një marrëveshje të re”, ka thënë Pompeo.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015, Irani është pajtuar për frenim të aktiviteteve bërthamore në këmbim të lirimit nga sanksionet.

Aktualisht pjesë e këtij pakti me Teheranin janë Gjermania, Franca, Britania, Kina dhe Rusia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test