Emigrantët, Gjermania do të shpenzojë deri në 78 mln euro deri në 2022-shin - Bota Sot
Emigrantët, Gjermania do të shpenzojë deri në 78 mln euro deri në 2022-shin

Evropë

E shtunë, 23 qershor 2018

Emigrantët, Gjermania do të shpenzojë deri në 78 mln euro deri në 2022-shin

Më: 19 maj 2018 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Gjermania pret të shpenzojë rreth 78 miliardë euro për çështjet e lidhura me emigracionin deri në vitin 2022, përfshi këtu edhe 31 miliardë euro për të luftuar shkaqet kryesore që detyrojnë njerëzit të largohen nga vendet e tyre me destinacion Europën.
Lajmi raportohet nga revista gjermane “Der Spiegel”, e cila citon një dokument të hartuar nga Ministria gjermane e Financave, që përllogarit shpenzime federale në rreth 70 miliardë euro deri në 2022-shin, shto këtu edhe 8 miliardë euro të tjera që qeveria federale ka rënë dakord t’ua transferojë shteteve dhe komuniteteve lokale për të mbuluar kostot e tyre deri në vitin 2021.

Pagesat sociale për emigrantët në Gjermani projektohen të kapin një shifër prej 21 miliardë eurosh deri në vitin 2022, ndërsa 13 miliardë të tjera pritet të shpenzohen për kurset e gjuhës dhe masat e tjera për integrimin e tyre, sipas revistës gjermane.

Procedimi, regjistrimi dhe akomodimi i refugjatëve do të mund të kushtojë deri në 5.2 miliardë euro, sipas përllogaritjeve.

Gjermania po punon tashmë për integrimin e mbi një milion emigrantëve që hynë në vend në vitet 2015-2016, pas vendimit kyç të marrë nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, që tronditi disi popullaritetin e saj.

Një përplasje publike kundër vendimit të saj bëri që një parti e ekstremit të djathtë, euroskeptike, si “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) të hynte në dhomën e ulët të Parlamentit gjatë zgjedhjeve kombëtare të muajit shtator.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test