Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Malin e Zi se sulmet armatosura ndaj gazetarëve ndikojnë negativisht për anëtarësimin e këtij shteti në familjen evropiane, shkruan “The guardian”, përcjell “Bota sot”.
Për këtë, Brukseli ka kërkuar që këto raste të hetohen në detaje.
Olivera Lakiç, e cila raportoi për krimin e organizuar në të përditshmen Vijesti, është plagosur me armë zjarri përballë banesës së saj në Podgoricë.
Sulmi ka nxitur një protestë nga gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe partitë e opozitës.
Nga ana tjetër, zyrtarët malazezë dhe të huaj duke përfshirë presidentin e zgjedhur Milo ?jukanoviç dhe komisionerin e zgjerimit të BE Johannes Hahn kanë dënuar ashpoër këtë sulm.
"Kjo ka ndikim në qëndrimin dhe reputacionin e vendit. Është në ekranin tonë të radarëve dhe ne presim një hetim të duhur," u ka thënë Hahn gazetarëve, pas vizitës së tij bërë redaksisë Vijesti dhe takimit me Lakic pas lirimit të saj nga spitali.