Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia propozon që Vladimir Putin dhe Donald Trump të takohen në Beograd.
"Beogradi është plotësisht i gatshëm që të jetë një nikoqir i një takimi të tillë, i cili ka rëndësi planetare. Serbia si vend neutral ushtarak ka kapacitet të jashtëm politik që së bashku të presë presidentin e Federatës së Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Daçiq për mediat serbe.